“Serbia nuk do e lëshojë pa luftë veriun e Kosovës!” Vjen parashikimi: Vuçiqit i intereson vetëm kjo gjë!

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi janë në një pikë të lartë ‘tensionimi’. Zhvilimet e fundit në veri të vendit dhe sulmi në Shtëprcë kanë acaruar edhe më shumë raportet, ndonëse nuk është se kanë qenë të ‘qeta’. Kjo për shkak të provokimeve dhe politikave antishqiptare të shtetit serb.

Vuçiq me çdo kusht, po synon të krijojë trazira dhe të nxisë provokime në Kosovë.

Krahas kësaj, opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për “Bota sot” tregoi vuajtjet që shqiptarët ndër dekada i kanë përjetuar nga regjimi i egër serb, ku u realizuan krime dhe masakra të mëdha.

Sipas tij, edhe tani Serbia po vazhdon me politikat e saj antishqiptare, por këtë radhë po i përdorë serbët e veriut të Kosovës.

“Shqiptarët duran mostrume të lloj-llojshme ç’njerëzore dhe përjetuan shtypje të rënda nga regjimi i egër serb në periudha të gjata, që do të thotë, sa të durueshëm duhet të jenë këta njerëz dhe deri kur duhet ta mbajnë durimin e tyre, i cili do të ishte i çelikosur deri në ditët e sotme.

Po të kthehemi pakëz mbrapa në kohën e Millosheviqit dhe më herët, dhe ti afrohemi ligjeve dhe formave që i afroi shteti serb shqiptarëve në Kosovë, që ishin format dhe ligjet më diskriminuese që i bëhen pa të drejtë një populli, dhe prapë shqiptarët si shumicë në këtë vend e kanë treguar vullnetin e tyre të fortë, të cilët nuk u treguan hakmarrës edhe pas pavarësisë së këtij vendi.

Serbisë nuk i intereson popullata serbe e veriut të Kosovës, të cilët po i përdor si vegla politike dhe si shërbëtor të marrur peng, për të realizuar qëllimet e veta me vazhdimin e politikave antishqiptare, dhe ndër të gjitha kësaj i intereson nëntoka dhe pasuria e Kosovës, për të cilën Serbia, do të shfrytëzojë të gjitha kapacitetet dhe resurset e saj politike, dhe pjesën veriore të këtij vendi nuk do e lëshojë lehtë, ose pa luftë?…”, deklaroi ai.

Kësisoj, Preqi tha se derisa në krye të shtetit serb të jetë regjimi i vjetër fashist, vështirë se do rregullohen raportet Kosovë-Serbi.

Ai shtoi se shqiptarët ndonëse shumë të dëmtuar janë treguar tolerant, derisa serbët edhe pse fajtorë, asnjëherë nuk kërkuan falje dhe vazhdojnë të provokojnë në vazhdimësi.

“Kriminelët serbë, të cilët i spërkatën llërat me gjakun e shqiptarëve të pafajshëm dhe shumica e tyre sot kanë pozicione të larta në hirarkinë e Serbisë dhe shëtisin të lirë pa u ndëshku për krimet e tyre, që ia shkaktuan popullatës shqiptare të Kosovës, do ta kishte vetëm një domethënie të keqe dhe jo njerëzore për të ardhmen dhe fqinjësinë në mes këtyre dy popujve, të cilët e kanë të vështirë të pajtohen në mes vete, edhe pse pala shqiptare është shumë e dëmtuar, por është treguar “tolerante” ndërsa pala serbe edhe pse është fajtore dhe agresore, nuk ka kërkuar falje dhe as që jep sinjale për një gjest njerëzor të këtij lloji, por përkundrazi regjimi i vjetër po vazhdon dhe po dominon përsëri te këta njerëz dhe në këtë vend.

Mentaliteti i popullit serb, sikur është i prirur të shkaktoj konflikte dhe luftëra të vazhdueshme ndaj popujve të tjerë, duke pasur nuancat e një motivimi të tillë, duke mos hequr peshë si një popull me kulturë dhe histori të bujshme njerëzore, që promovon liritë dhe paqen ndërnjerëzore, por si një konstrukt që nuk përbënë kurrfarë plusi në portretin pozitiv të karakterit të tij, dhe për fat të keq kjo karakteristikë mungon edhe te akademikët dhe liderët fetar, të cilët po i fryejnë zjarrit në vazhdimësi edhe më shumë”, shpjegoi opinionisti.

Në vazhdim, ai potencoi se pavarësisht gjithë krimeve, masakrave dhe vrasjeve të shumta, Serbia nuk po heq dorë nga politikat antishqiptare, ku me ccdo kusht dëshiron që ta zhbëjë pavarësinë e Kosovës (gjë që është ë pamundur).

“Në aspektin tjetër, që është një ndjenjë e thellë e shqetësimit, kur të njëjtit njerëz të cilët kanë bërë krime të rënda në Kosovë, të cilët ikën në Serbi, ata tentojnë përsëri të kthehen në vendet e krimit, që organizojnë shpeshherë tubime dhe festa fetare në Kosovë, dikur me ndihmën e UNMIK-ut, dhe tani përmes EULEX-it, që t’i vizitojnë këto vende të krimit në Kosovë, kinse si vende të shenjta të tyre, të cilat ende kanë aromën e gjakut dhe shkrumit, dhe kur ikën menduan se nuk do të kthehen më kurrë në këtë ferr të zi, sikur prapë dëshirojnë të kthehen përsëri.

Të gjitha këto të bëma kriminale dhe gjenecidiale, që i shkaktoi Serbia, me regjimet e saj famëkeqe ndaj popullit shqiptarë të pafajshëm, prapë po kjo Serbi, me politikat e saj të pa ndryshuara akoma nuk ndalet me hegjemonizmin e saj antishqiptar, që po bënë çmos për ta zhbërë pavarësinë e Kosovës, dhe populli shqiptar edhe pse nuk mundet t’i harrojë gjitha ato krime, prapë se prapë gjenë kurajo, që shteti i Kosovës të krijojë sot fqinjësi të mirë me secilin vend, po ashtu dhe me shtetin serb”, theksoi Preqi.

Më tej, opinionisti kritikoi bashkësinë ndërkomëbtare për presionin që po i bëhet Kosovës për ta pranuar Asociacionin.

Ai përmendi rreziqet që mund të vijnë në rast të pranimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Brukseli dhe bashkësia ndërkombëtare, në një formë po i bëjnë sot presion Kosovës, që dialogu teknik, të kthehet në dialog politik, i cili ka për qëllim të mos anashkalojë çështjen e veriut të Kosovës, duke iu referuar formimit të Asosacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas tyre kjo çështje është nyja e zgjidhjes së gjitha problemeve në mes këtyre dy vendeve, duke mos marrë parasysh se ky Asosacion i komunave serbe ka për bazë bashkimin një etnik të komunave serbe, që pas një kohe të shkurtër do të kërkohet një lloj autonomie e pavarur, apo një “mini republikë serbe, e cila do ta ndante veriun nga territori i Kosovës, që do t’i ngjante Republikës serbe në Bosnje e Hercegovinë.

Dhe neglizhenca e atyre shteteve të cilat nuk e njohën deri sot shtetin e Kosovës, është iniciativë e manipulimeve dhe politikës së jashtme të Serbisë, të cilën e udhëheq zëdhënësi i Millosheviqit, dhe lobuesi kundër shtetësisë së Kosovës, Ivica Daçiq”, nënvizoi ai.

Po ashtu, Preqi konsideron se shteti serb me politikat e tij, po e tregon fytyrën e vërtët, ku me politika ekstremiste ndaj Kosovës po tenton të shkaktojë trazira në rajon.

“Serbia dhe politika e saj shovene ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, ende është ajo, e cila para botës po e tregon fytyrën e saj dinake, në njërën anë e dëshiron Evropën, ndërsa në anën tjetër nuk shkëputet nga Rusia, dhe akoma e mbanë anën e saj, duke e mos sanksionuar ndaj luftës në Ukrainë, dhe në këtë mënyrë e ruan pozitën e saj me dy koshere në dorë, njëra prej të cilave është me mjaltë, ndërsa tjetra është e mbushur plot me helmë apo plot atom…

Një politikë e tillë ekstremiste e Serbisë me fqinjët e vet, posaccërisht me Kosovën, është duke i shembur urat miqësore dhe fqinjësore, që ndoshta një fqinjësi e mirë në mes Serbisë dhe Kosovës, do të krijonte mundësi, që tërë Ballkani Perëndimor me rajonin të stabilizohet dhe rehatohet, që do ishte edhe në dobi të vetë rajonit dhe të Evropës”, u shpreh opinionisti.

Ndër të tjera, tha se për të i kuptuar dhimbjet dhe vuajtjet e shqiptarëve, populli serb duhet ta vë veten në vend të popullit të Kosovës.

Sipas tij, më e pakta që do mund të bënte Serbia është që të bënte një kërkim falje.

“Para se gjithash, Serbia për ta treguar realitetin, duhet ta vë vetveten në vagë në vend të Kosovës dhe të peshojë peshën e dhimbjeve të saj që ka ky popull, atëherë do të jepte përgjigjen e saktë dhe do të fliste për realitetin të cilin po e fsheh në shpirtin e saj katran të zi dhe me gjakun e saj të prishur.

Po sikur ushtria e Kosovës do t’ia kishte dhunuar 20 mijë gra, apo nëna e motra serbe, çka do të kishte ndërmarrë shteti i Serbisë ndaj atyre dhunuesve, apo kishte ndejur duarkryq, sikur kanë qëndruar deri më tani shqiptarët.

Serbia dhe populli serb nuk e ka të vështirë së paku të tregoj keqardhje, apo edhe të bëjë kërkimfalje për gjitha ato viktima të pafajshme, ndër ta edhe 1300 fëmijë, jo që do t’i shlyente mëkatet e saj dhe turpin, por do t’i tregonte njerëzimit dhe botës, se sot jemi në shekullin e civilizimit njerëzor, apo në të kundërtën e asaj me veti dhe tipare shtazore”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu