“Serbia s’është koloni, s’pyesim njeri për armatimin”, ministri serb iu përgjigjet paralajmërimeve të SHBA-së

Serbia do të vazhdojë të marrë armë nga ‘vendet miqësore’, megjithë kërcënimin e sanksioneve amerikane në rast të dërgesave të mëtejshme nga Rusia, tha ministri serb i Mbrojtjes.

‘Serbia nuk është një koloni dhe do të vendosë vetë mbi forcimin dhe pajisjen e forcave të saj të armatosura’, tha Aleksandar Vulin në një deklaratë.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruare hapur Beogradin mbi vendosjen e mundshme të sanksioneve nëse Moska dërgon më shumë armë në vendin ballkanik.

Kohët e fundit, Beogradi ka marrë ngarkesa armësh nga Rusia si avionë luftarakë, helikopterë e sisteme të mbrojtjes ajrore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu