Serbia do të blejë sisteme raketore “S-300” nga Rusia (FOTO)

Serbia ka nevojë për dy divizione të sistemeve raketore tokë-ajër “S-300” për ta mbrojtur hapësirën ajrore, ka thënë dje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.

RT shkruan se Serbia është duke diskutuar me Rusinë dhe Bjekorusinë për blerjen e mundshme të tyre, transmeton Express.

Vucic tha dje para gazetarëve se ai personalisht e ka diskutuar blerjen e sistemeve raketore “S-300” me presidentin rus, Vladimir Putin dhe atë bjellorus, Aleksandr Lukashenko.

“Nuk ka marrëveshje sa i përket [sistemeve raketore] ‘S-300’. E kam përmendur këtë gjatë bisedimeve me presidentin Putin dhe e diskutuam këtë temë. Edhe me presidentin Lukashenko e kemi diskutuar këtë temë, po ashtu,” ka thënë Vucic.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu