Serbia vazhdon të armatoset, blen avionë luftarakë të armatosura pa pilotë

Ushtria e Serbisë vazhdon të armatoset pasi do të blejë fluturake pa pilot, por që janë të armatosura. Këtë lajm e ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para nisjes për një vizitë zyrtare në Kinë.

“Mund të lavdërohem se për herë të parë nga Kina do të blihen fluturake të armatosura e pa pilot për ushtrinë tonë”, ka thënë. Serbia më parë ka marrë nga Rusia “Mig 29”, kurse blerja e tashme është edhe një hap tjetër i armatosjes së Serbisë./RTK


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu