Serbo-austriaku e shan me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë. Lojtari Marko Arnautoviç shënoi golin e 3-të që mbylli takimin e Austrisë kundër Maqedonisë së Veriut.
Mediat sportive botërore, gjatë ndeshjes vunë në pah një skandal që kishte bërë lojtari serbo-austriak.
Në vend që këtë moment ta shijonte duke festuar golin, sulmuesi austriak me origjinë serbe zgjedh të shpërthejë nga nervat e tij, derisa Alaba shkon dhe i mbulon gojën për të mos vijuar më tepër me ofendimet.
Por çfarë u tha nga Arnautoviç pas irritimit të tij? Në Serbi japin versionin e tyre.
“Informer.rs“ zbulon fjalët e thëna nga goja e 32-vjeçarit dhe, sipas tyre, shkojnë të gjitha për Bejtullain e jo për Alioskin, siç ishte përfolur.
“Të q*** mamanë shqiptare“, ishte fraza e turpshme e thënë nga Arnautoviç.
Video:









