Sërish është anuluar seanca për rastin “Sopoti”. Kësaj radhe seanca u shty me kërkesë të palës mbrojtëse e cila kërkoi më shumë kohë për përgatitje, pasi ka ndryshuar këshilli gjyqësor dhe aktakuza tashmë është në duart e Prokurorisë Speciale Publike.
Ramadan Bajrami pritet të thirret në seancën e radhës për të dëshmuar. Mbrojtja nuk përjashton mundësinë që si dëshmitarë të thirren edhe ish ministrja , Gordana Jankullovska dhe ish shefi i shërbimeve sekrete, Sasho Mijallkov.
Në rastin Sopoti janë të akuzuar 11 banorë të fshatit Sopot për terrorizëm. Seanca e radhës është caktuar për më 18 tetor./InfoShqip.com










