Sërish tensione mes dy vendeve, gjenerali grek provokon Turqinë: Hajdeni kur dhe si të doni po ua mbajti, ditën apo natën

Mediat turke i kanë bërë jehohë të madhe deklaratave të një dite më parë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Greqisë, Kostantinos Floros, në lidhje me një sulm të mundshëm turk ndaj grekëve.

“Hurriyet” raporton sot se Floros është duke rritur artificialisht tensionet në Egje duke “bërë deklarata skandaloze në drejtim të Turqisë”, ndërsa “Milliyet”, e cilëson atë një provokator që është zgjuar tani që Turqia është e zënë me kurdët në veri të Sirisë.

Çfarë tha Floros?

Gjatë ditës së djeshme ai theksoi se grekët nuk kanë për t’u frikësohen turqve në një rajon si Egjeu, ndërsa ushtria e tyre ka bërë përparime të mëdha sa i përket armatimit dhe aleancave strategjike.

Le të vijë kush të dojë, ditën apo natën, neve do të na ketë perballë. Greqia do të vijojë të mbetet një shtet i pavarur, i fuqishëm dhe i lirë. Nëse vendosin të vijnë, ta dinë se do të përballen me një Maratonë apo Salamis (luftrat, sh.r) të re”, tha ai duke iu përgjigjur deklaratave të mëparshme të Erdoganit, sipas të cilit “turqit, mund të çohen një natë dhe t’u shkojnë në derë grekëve papritur”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu