Koreja e Veriut ka ekzekutuar publikisht dy zyrtarë të lartë në fillim të këtij muaji, raporton këtë të martë një nga gazetat e Koresë së Jugut.
JoongAng Ilbo i ka identifikuar viktimat e shtetit diktatorial si ministrin i Bujqësisë, Hwang Min dhe zëvendësministri i Arsimit, Ri Jong Jin. Sipas Reuters, Hëang ka qenë ministër i bujqësisë në vitin 2012 dhe zëvendësministër prej vitit 2014.
Gazeta JoongAng Ilbo raporton se Hwang u ekzekutua pasi propozimet e tij për politikën në vend janë cilësuar si një sfidë ndaj diktatorit Kim Yong Un, ndërsa Ri akuzohet për bojkotim të një mbledhjeje dhe korrupsion.
Për shkak të natyrës së fshehtë të veprimeve shtetërore në Korenë e Veriut, raportet e ekzekutimeve dhe spastrimeve të tjera qeveritare janë të vështira për tu konfirmuar. Gjatë muajit maj një ish-gjeneral i Koresë së Veriut, i cili dyshohet se është ekzekutuar, u shpall i gjallë nga shteti.
Deri më tani, sa i takon raportimit për ekzekutimin e dy zyrtarëve të lartë gjatë ditëve të fundit, ende nuk ka asnjë reagim nga shteti Koreano-Verior.