Shanset janë të mëdha që Komean të shkarkohet nga Barcelona, katalunasit kanë kontaktuar trajnerin e njohur

Ronald Koeman mund të shkarkohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni. Dështimi për të fituar La Ligën në këtë edicion, ka acaruar bordin e klubit dhe raportohet se mund të ndodhë që holandezi të shkarkohet në fillim të muajit qershor.

Sipas asaj që raporton RAC1, Barcelona e mendon seriozisht shkarkimin e Komeait dhe shanset janë 99 për qind që kjo gjë të ndodhë.

Bëhet e ditur se Blaugranasit janë në kontakt me Hansi Flick, pasi ky i fundit tashmë ka konfirmuar largimin nga Bavarezët.

Por, sipas saj që raportohet nga mediumi, gjermani është në bisedime me kombëtaren nga vendi që vije, për të marrë drejtimin e ekipit para Euro 2020.

Barcelona po tenton të bind Flickun që të zbarkojë në Camp Nou dhe më pas të shkarkojnë Koemanin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu