Shaqir Fetahu edhe zyrtarisht Reis Ul Ulema i BFI-së

Kryetari i sapo zgjedhur i BFI-së Shaqir Fetahu, sot ka marrë edhe zyrtarisht Marshurën ose dekretin për të ushtruar edhe zyrtarisht detyrën si Reis Ul Ulema. Në ceremoninë e mbajtur në Xhaminë qendrore të Shkupit “Mustafa Pasha”, Fetahu deklaroi se do të mundohet me të gjitha potencialet fetaro-intelektuale që i kanë, që islamin ta prezantojnë në formën burimore, por edhe për ndërtimin e shoqërisë së shëndoshe.

Fetahu shtoi se BFI do të jetë subjekt kreativ dhe pozitiv në shoqërinë e vendit për të ruajtur bashkëjetesën, multi-konfesionalitetin, për të ngritur vetëdijen për paqe dhe tolerancë.

“Sot ishte një ditë e madhe dhe shumë e rëndësishme për të gjithë besimtarët, për të gjithë pjesëtarët e islamit. Por ishte ditë e madhe edhe për shoqërinë tonë në përgjithësi. Sot dhamë betimin se do të jemi në krye të detyrës mu ashtu siç kërkojnë parimet e islamit, pra libri i shenjtë Kurani famë lartë dhe porositë e Muhamedit s.a.v.s.”, deklaroi reisi Shaqir Fetahu.

Në ceremoninë e shpërndarjes së dekretit për Reisin Shaqir Fetahu morën pjesë përfaqësues të bashkësive fetare nga Shqipëria, Kosova, Kroacia dhe vende të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu