SHBA apo BE me rol vendimtar në dialogun Kosovë-Serbi? Borrell ofron sqarimin

Kreu i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thekson se BE është ndërmjetësi kryesor në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara dhe ndan të njëjtën axhendë në Ballkanin Perëndimor.

Në një përgjigje me shkrim për një pyetje nga anëtarët e Parlamentit Evropian në lidhje me “humbjen e rolit kryesor të BE-së në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe lënien e këtij roli në SHBA”, ai vuri në dukje se BE theksoi angazhimin e saj në dialog duke emëruar Përfaqësuesin e Posaçëm Mirosllav Lajçak.

Sa i përket marrëveshjeve në fushën e transportit ajror dhe hekurudhor, të cilat Serbia dhe Kosova pranuan në parim me ndërmjetësimin e SHBA, Borell thotë se “BE mbështet të gjitha masat dhe veprimet që kontribuojnë në lehtësimin e lëvizjes dhe komunikimit ndërmjet njerëzve”.

Një vendim i mirë për heqjen e taksës

“Kjo është një nga mënyrat që çon në normalizimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. Serbia dhe Kosova kanë nevojë për më shumë nga këto hapa, më shumë marrëveshje, më shumë normalizim,” tha ai në një përgjigje me shkrim.

Ministri i jashtëm i BE shtoi se Brukseli mirëpriti vendimin e autoriteteve të Kosovës për të hequr taksat 100% për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja.

“Ky është një vendim pozitiv për bashkëpunimin rajonal, i cili mund të kontribuojë në rifillimin e bisedimeve të dialogut,” përfundoi Borell.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu