SHBA-BE nesër në Prishtinë, Kurti: Nëse s’e dinin kush është Serbia, ta kuptojnë tani

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se nesër do ta kuptojnë se çfarë do të kërkojnë e çfarë do të ofrojnë përfaqësuesit evropianë e amerikanë, të cilët do të shkojnë në Prishtinë. “Çka do të kërkojnë e çka do të ofrojnë e marrim vesh nesër.

Unë mund të them që nuk mund të kemi normalizim pa siguri. Siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit edhe për popullin edhe shoqërinë. Për këtë ne punojmë ditë e natë me krejt çfarë mundemi e dimë”, ka theksuar Kurti.

Por sipas tij është jetike për Kosovën, demokracinë e rajonin, që ata të cilët nuk e kanë ditur se kush është Serbia, ta kuptojnë tani.

“Është jetike për Kosovën, për demokracinë, por do të thosha edhe për rajonin e Ballkanit në përgjithësi që atë të cilët nuk e kanë ditur ose kuptuar se kush është Serbia dhe Beogradi zyrtar më në fund ta bëjnë këtë sepse nuk është Kosova ajo e cila duhet të këtë masa ndëshkuese por është Serbia ajo së cilës duhet t’i vendosen sanksione”, është shprehur Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu