SHBA dhe BE urojnë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën këtë të martë kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Ambasada Amerikane dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë kanë një urim për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

Ambasadori Soreca përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka uruar shqip shqiptarët.

“Gëzuar Kurban Bajramin! 🕌 🙏🇦🇱”, shkruan Soreca.

Nga ana tjetër përmes një postimi në facebook, ambasada amerikane ka shprehur urimet më të mirat besimtarëve ndërsa thekson se ditë ofron një mundësi për të reflektuar.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak”, thuhet në mesazhin e ambasadës Amerikane në Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu