SHBA-ja sikurse Kosova, presidenti Biden bën fushatë për blerjen e produkteve vendore nga amerikanët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka kërkuar nga qytetarët atje që në vitin 2023 të blejnë më shumë produkte amerikane-produkte vendore.

Biden përmes një shkrimi në Twitter kërkuar që 2023-ta të jetë vit i blerjeve amerikane.

“Le ta bëjmë 2023-në vit të blerjeve amerikane”, thekson Biden.

Kujtojmë se një fushatë për blerjen e produkteve vendore është duke u zhvilluar edhe në Kosovë.

Ditëve të fundit ka pasur thirrje të ndryshme për blerje të produkteve vendore, duke bojkotuar ato serbe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu