SHBA ndan ndihmë shtesë për Shqipërinë në ballafaqimin me koronavirusin

Ambasada amerikane në Tiranë përmes Tuiterit publikoi se SHBA-ja i ka dhënë Shqipërisë 346,000 dollarë shtesë për të ndihmuar në ballafaqimin me pandeminë e Kovid-19.

Bëhet fjalë për mjete të cilat SHBA-ja i jep në kuadër të „Flag of United States”, të cilat arrijnë në total 11 milion dollarë amerikanë, ndërsa janë të destinuara për luftë kundër virusit të rrezikshëm në të gjithë botën.

“Qeveria e SHBA-së, përmes USAID Shqipëri, ka siguruar mjete shtesë prej 346,000 dollarë për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë. Këto mjete më parë u publikuan si pjesë e angazhimit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për luftën kundër Kovid-19 në të gjithë botën, duke arritur në një shumë totale prej 11 milion dollarë”, theksohet në publikimin në Tuiter të ambasadës amerikane në Tiranë.

Në mesin e muajit të kaluar, për të njëjtin qëllim, SHBA-ja Shqipërisë i ndau mjete financiare shtesë në shumë preh 900,000 dollarë

Me këtë ndihma totale amerikane për Shqipërinë për ballafaqimin me pandeminë, siç njoftoi ambasada në atë kohë, arriti në dy milion dollarë, të destinuara për laboratorë, asistencë teknike, për hulumtim të rasteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu