SHBA sfidon kundërshtarët, nxjerr bishën 100 mijë tonëshe në ujërat e saj (FOTO-VIDEO)

E ndërsa tensionet me Rusinë dhe Korenë e Veriut janë shtuar së tepërmi kohët e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxjerrë në ujëra aeroplanmbajtësen më të re amerikane “USS Gerald R. Ford”.

Ajo është aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, dhe se për ndërtimin e saj janë dashur të paktën 13 vite pun dhe 13 miliardë dollarë.

“USS Gerald R. Ford” peshon 100 mijë ton, ka një pistë prej 4 mijë metra katrorë dhe mund të mbajë në bordin e saj 75 avion luftarkë të ndryshëm.

Ajo është vendosur në Hampton Roads dhe më pas është futur në det, për të kryer testin përfundimtar të lundrimit.

Aeroplanmbajtësja është e pajisur gjithashtu me armët më të fundit të teknologjisë në bordin e saj. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu