Zv.Presidenti i SHBA-ve, Mike Pence zhvilloi një vizitë surprizë në zonën e demilitarizuar mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut duke dhënë mesazhe shumë të forta në mbrojtje të aleatit të tyre rajonal.
“Tani ka përfunduar periudha e durimit për nevoja strategjike”., – deklaroi ai nga baza “Camp Bonifas” duke thënë se SHBA-të do të vijojnë programin “mburoja e çeliktë” për Korënë e Jugut, përcjell Albeu.com.
SHBA-të kanë një numër të madh forcash ushtarake në Korenë e Jugut që prej luftës së koresë në vitet ’50, periudhën në të cilën e shpëtuan shtetin aziatik nga rënia në regjimin komunist ndërkohë që kanë rol kryesor në mbrojtjen e saj nga “vëllëzërit” agresiv në veri.
Situata është tensionuar ndjeshëm në rajon pas testeve me raketa me rreze të gjatë veprimi nga regjimi komunist i Koresë së Veriut duke bërë që SHBA-të të angazhojnë një flotë të fuqishme për të marrë masa parandaluese ndaj Kim Jong Un.
“Do të ishte mrekulli nëse Kina na ndihmon me çështjen e Koresë së Veriut, nëse jo, në dimë t’i zgjidhim vetë gjërat”., -deklaroi disa ditë më parë Presidenti i SHBA-ve Donald Trump duke ndezur edhe më tej situatën në rajon. /albeu