SHBA-të i dhurojnë 5 helikopterë Kroacisë, përgjigje ndaj Serbisë?

Janë ulur sot në Aeroportin Zemunik në Zarë, 5 helikopterë të tipit “Kiowa Warriors”, të cilët SHBA-të i kanë dhuruar Kroacisë.

Në total Uashingtoni do t’i dhurojë Zagrebit 16 helikopterë, ku 11 helikopterët e tjerë do të mbërrijnë në Kroaci brenda vitit të ardhshëm.

Me pesë helikopterët e parë të tipit “Kiowa Warriors” OH-58 D, ushtria kroate ka marrë edhe pjesë rezervë, si dhe simuluesin për stërvitjen e pilotëve.

Bëhet fjalë për helikopterë luftarak të lehtë, që falë tyre, ushtria kroate do të bëhet shtet dominues në Ballkan sa i përket manovrimit në ajër dhe sistemit ajror, shkruan “Jutarnji list”.

Helikopterët e dhuruar, të cilët do të jenë në përbërje të Eskadrilës së helikopterëve në bazën ajrore 93, janë prodhuar nga viti 2010 deri në vitin 2012. Helikopterët janë të armatosur me armë standarde, sensor optiko-elektronik dhe radio komuniko dhe pajisje navigimi.

Këta helikopterë shihen edhe si kundërpërgjigje ndaj Serbisë, që ka marrë disa helikopterë dhuratë nga Rusia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu