Shefi i laboratorit në ISHP, koronavirusi mendohet të jetë krijuar nga minjtë dhe gjarpërinjtë

I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Andi Koragje, shefi i laboratorit të mikrobiologjisë tregoi për origjinën e koronavirusit.

Si mendohet të jetë krijuar, dhe si mund të mbrohemi?

“Covid 19 mendohet të jetë një bashkim virusesh, një virus nga minjtë dhe tjetri nga gjarpri. Ende nuk kemi burime të sakta por mendohet që ka ardhur nga bashkimi i mësipërm. Është një virus i ngjashëm me sarsin, afro 80% i ngjashëm.

Prandaj e ka emrin corona, në mikroskopi duket si kuror mbretërore që ka majat. Virusi thuhet që jeton 9 orë, në sipërfaqen e jashtme si qelq, letra etj. Dezifektantët që e shkatërrojnë janë, alkooli ose detergjente. Ka një aftësi ngjitje të madhe. Sot ne nuk e dimë sa aftësi përhapëse ka ky virus, ndryshe nga ata paraardhës.

Deri tani analizat kryhen në laboratorin e institutit të shëndetit publik. Nga vendosja e tamponit duhet afro 24 orë të dali përgjigjia nëse pacienti është pozitiv apo negativ. Për sa i përket vaksinës, deri tani është shumë e vështirë prodhimi i kundër virusit, edhe nëse mundet, do të zgjasë diku te 1 deri në 2 vite” u shpreh Koragje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu