Shefi i NATO-s: Nëse dikush do tregohej budalla e do sulmonte një vend anëtar, përgjigjia jonë do të ishte shkatërruese

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi, duke nënkuptuar Rusinë, se nëse dikush do të tregohej budalla dhe do të sulmonte një vend anëtar të aleancës, përgjigjia e tyre do të ishte shkatërruese.

“Le të mos gabohemi: aftësia dhe vendosmëria jonë për të mbrojtur çdo aleat janë absolute. Nëse dikush do të ishte aq budalla sa të sulmonte, përgjigjja do të ishte shkatërruese.”, u shpreh shefi i aleancës euro atlantike.

Ai theksoi se mbështetja e tepërt e Evropës te SHBA-ja “nuk është e shëndetshme” dhe se evropianët duhet të “kujdesen më shumë për mbrojtjen e tyre”. I pyetur për tërheqjen e trupave nga administrata Trump, ai tha:

“Forcat e përfshira në njoftime nuk kanë ndikim në planet mbrojtëse të NATO-s.”

Rutte pyetet gjithashtu për incidentin e fundit me dron në Letoni.

Sipas tij, NATO është “gjithmonë e përgatitur për çdo eventualitet” dhe ka treguar me reagimin e saj ndaj një droni mbi Estoni se është e përgatitur për çdo skenar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu