Shefi i shtabit serb i kërkon Vuçiç dërgimin e ushtarëve në kufi me Kosovën

Situata në veri të Kosovës duket gjithmonë e më e tensionuar, tension i dëshmuar edhe nga ngjarja në Zubin Potok, ku janë dëgjuar të shtëna kundër misionit paqeruajtës të KFOR, fatmirësisht pa të lënduar apo dëme materiale.

Sipas mediave serbe, dje në darkë është mbajtur një takim ku të pranishëm ishin presidenti serb Aleksander Vucic, kryeministrja Ana Brnabic dhe krerët e ushtrisë.

Sipas burimeve, të rimarra edhe nga mediat ndërkombëtare, shefi i Shtabit të Përgjithshëm serb, gjenerali Milan Mojsilovic, i ka kërkuar presidentit Vucic autorizimin për të dërguar forca ushtarake në kufi me Kosovën, ndërkohë që kanë kaluar 16 ditë nga vënia e barrikadave qe po bllokon infrastrukturën rrugore në veriun e Kosovës.

Detyrat që i janë caktuar ushtrisë serbe janë të qarta, dhe do të kryhen. Situata është komplekse”, ka deklaruar Mojsilovic për mediat.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti diskutoi për çështjet e sigurisë me komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia dhe Shefin e EULEX-it, z. Lars Gunnar Wigemark.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu