Shefi i ushtrisë izraelite ka deklaruar se Izraeli vijon të jetë në gjendje lufte dhe jo në armëpushim sa i përket situatës me Libanin, duke theksuar se operacionet ushtarake mbeten aktive në terren.
Në një prononcim për trupat në vijën e frontit, ai u shpreh se ky sektor përbën zonën kryesore të luftimeve. “Ne vazhdojmë të luftojmë në këtë zonë, e cila është fronti ynë kryesor. Vendi ku ndodheni është shumë i rëndësishëm, ndodhet në Liban, përballë Hezbollahut”, u tha ai ushtarëve në periferi të Bint Jbeil.
Sa i përket zhvillimeve me Iranin, shefi i ushtrisë deklaroi se aktualisht ekziston një armëpushim, por theksoi se situata mbetet e brishtë. “Jemi në armëpushim, por mund të rikthehemi në luftime në çdo moment, dhe me intensitet të lartë”, paralajmëroi ai.









