Shenja STOP ka tetë kënde, ja cila është arsyeja

Të gjithë e kemi parë shenjën e STOP nëpër rrugë, si pjesë e sinjalistikës rrugore por pak mund ta dinë përse përdoret kjo mënyrë me tetë kënde.

Shenja e parë e STOP ka qënë e vogël, e bardhë dhe katror, pak a shumë e ngjashme me shenjën e sotme të kuqe.

Në fillim të shekullit të 20-të, rrugët kanë qenë në kaos. Për shoferët nuk ka qenë e nevojshme leja, linjat dhe shiritat nuk kanë ekzistuar, ndërkaq shenjat STOP ende nuk ishin shpikur.

Më 1923, Dega e autostradës në Misisipi ka propozuar ndryshimin: Çfarë do të ndodhë nëse forma e shenjës mund të shënojë ndonjë lloj rreziku para nesh?

Logjika ishte e thjeshtë: Sa më shumë kënde të ketë shenja, do të jetë edhe më e rrezikshme pjesa vijuese e rrugës.

Rrathët kanë shënuar rrezikun më të madh, si p.sh. të kalimeve hekurudhore.

Oktogoni ka shënuar rrezikun e dytë sipas radhës, siç janë udhëkryqet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu