Sheqerinska: Drejtori i Onkologjisë gënjen paturpshëm se gjoja më ka ndihmuar

Deputetja e LSDM, Radmilla Sheqerinska ka reaguar kundër drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Miki Ristovski, i cili përmes rrjetit social facebook kishte deklaruar se ai e kishte ndihmuar ate. Ristovski ka theksuar se me vetëiniciativë kishte shkuar në Kuvend dhe nuk ishte pjesë e protestave të dhunshme. Por nga ana tjetër Sheqerinska ka  theksuar se ai ka qenë pjesë e protestave dhe se gënjen se i ka ofruar ndihmë.

“Ai gënjen, sepse vetëm një djal i ri me bluzë të bardhë më ndihmoi, bashkë me disa gra, dhe askush tjetër. Nëse më ka ndihmuar ai si mjek, pse nuk u përkujdes të mos kem gjakderdhje, por unë dola e përgjakur. Kam takuar edhe deputetë të VMRO-DPMNE të cilët më shihnin si zvarritesha e përgjakur, por kalonin pa më ndihmuar”, theksoi Sheqerinska./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu