Sot në kuvendin e Maqedonisë pati debate të nxehta midis deputetëve kryesisht nga radhët e VMRO DPMNE-së vazhduan me replika dhe kundër-replika si dhe fjalime procedurale ndaj njëri-tjetrit.
Ata kërkojnë hedhjen poshtë të platformës së partive politike shqiptare si kusht për vazhdimin e pikave të rendit të ditës, zgjedhjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime dhe Kryetarin e ri të Kuvendit.
Radmilla Sheqerinska nga radhët e LSDM-së akuzoi VMRO-DPMNE se ata duan që edhe më tej të vazhdojnë të vjedhin dhe t’i frikësojnë qytetarët.
“Dëshironi të vuajë Maqedonia për të vazhduar ju vjedhjen. Ndaloni gënjeshtrat, mos i frikësoni njerëzit. Dhe Ilija Dimovski ka konfirmuar se marrëveshja e majit ka ekzistuar, kurse Nikolla Gruevski këtu na ka gënjyer” , tha Radmilla Sheqerinska, transmeton Zhurnal.
Sipas saj, VMRO-DPMNE do që në mënyrë të korruptuar dhe të fshehtë të vazhdojë të gënjejë, edhe pse në radhë e tyre janë njerëz të cilët presin lehtësim në Kuvend për të debatuar çështjet reale.
“Për të shpëtuar disa, ju jeni gati për të djegur vendin, kurse ata tuajt që të mbledhin valixhet dhe të shkojnë” – tha Sheqerinska./albeu.com/










