Në kazermën “Ilinden” në Shkup, njësitet speciale të quajtura “Ujqit” simuluan një aksion ushtarak në prani të Ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
Kjo e fundit tha se ky njësit elitar do të ketë prurje të reja të kuadrove profesionale edhe nga etnitet jo maqedonase. Ndonëse, deri më sot asnjë pjesëtarë shqiptar i armatës nuk ka bërë pjesë në njësitin “Ujqit”, Sheqerinska tha se për katër muaj nuk mund të zgjidhen të gjitha problemet e zvarritura prej vitesh.
Ajo tha se në propozim buxhetin e vitit 2018, janë paraparë që 300 milion denarë të ndahen për të rritur pagat për 10% të të gjithë pjesëtarëve të ARM-së.
Ministrja e Mbrojtjes tha se gjatë vitit të ardhshëm do të hapen edhe dy konkurse të reja për pranimin e ushtarëve profesionistë, të cilët do të përmbushin mungesën e pjesëtarëve nëpër reparte të ndryshme./InfoShqip.com










