Shërbimi sekret i Koresë së Jugut ka dhënë një paralajmërim të kobshëm se Kim Jong-un po planifikon të lështojë një raketë tjetër bërthamore për Krishtlindje.
Mendohet se regjimi do të përpiqet të fshehë aktivitetin bërthamor duke pretenduar se po përgatitet të lëshojë një satelitë në hapësirë.
Burimet e spiunazhit në Jug thonë se regjimi pritet të nisë një tjetër raketë deri në fund të vitit, e cila ashtu sit ë tjerat, pritet të kalje mbi Japoni.
“Ne po ndjekim nga afër zhvillimet, sepse kemi raporte se Koreja e Veriut mund të lëshojë një sërë raketash balistike këtë vit nën emrin e një nisje satelitore, por në fakt qëllimi i Kim Jong-un të shtrëngojë kërcënimet e saj kundër Shteteve të Bashkuara. ” tha Yi Ëan-young një anëtar i Parlamentit të Seulit.
Në shtator, SHBA-ja propozoi një sërë sanksionesh kundër Koresë së Veriut, duke përfshirë ndalim të naftës dhe një ngrirje të aseteve të Kim Jong-un.
Sanksionet ndoqen testin e gjashtë të bërthamor të Kim Jong-un.










