Radmilla Sheqerinska nga radhët e LSDM-së, gjatë fjalimit të saj në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë, tha se në ëeb-faqen e Qeverisë së Maqedonisë e cila akoma po udhëhiqet nga VMRO-DPMNE ekziston një dokument që thotë se është e nevojshme ndryshimi i ligjit për gjuhët.
Sipas saj, qeveria e VMRO-së ka kërkuar një diskutim gjithëpërfshirës për simbolet kombëtare.
Ajo shtoi se përderisa zgjaten diskutimet në Parlament dhe pengohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, të ardhurat në buxhet zvogëlohen për 15 deri 19%. /albeu.com/










