Sherr e debate në Kuvend, ndërpriten për herë të dytë punimet

Seanca e sotme është ndërprerë për herë të dytë pasi demokratët nuk kanë ndërmend t’a lëshojnë foltoren e Kuvendit.

Çdo gjë ndodhi kur Edmond Spaho iu ndal fjala dhe u përjashtua nga Kuvendi për shkak se mori fjalën dhe foli për ekstradimin e Nezar Seitit në Itali.

Ndërprerja e fjalës nga Ruçi ka acaruar demorkatët të cilët janë nisur drejt Kuvendit.

“Mos bëj si halabak. Mos bëj si halabak po të them. Bëj liderin. Mos i prek punonjësit e gardës”, iu drejtua Ruçi-Bashës.

Ruçi: Uluni poshtë, kur deputeti pengon zhvillimin e rregullt të seancës, zapton foltoren për më shumë se dy minuta kryetari i Kuvendit i tërheq vëmendjen dhe e paralajmëron për marrjen e masës për përjashtimin, jam në kushtet e plotësimit të kohës 2 minuta, uluni poshtë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu