Shifër e frikshme, a e dini sa kushton makina superluksoze e Spiropalit (FOTO)

Elisa Spiropali është një zërat më të rinj brenda PS por që në pak vite arriti të ngjitej në majë, krah kryeministrit Edi Rama.

Veshja e paraqitja e saj sa vjen dhe bëhet më fine, sigurisht në bazë të pasurisë e cila tashmë është e goxha e konsiderueshme.

Në seancën e fundit parlamentare në Kuvend ajo është fotografuar të hipë në një makinë luksoze Mercedes Benz GLA e tipeve të fundit.

Nga kërkimi që Albeu.com bëri në internet, rezulton se makina në fjalë gjysmë fuoristradë e Mercedes Benzit versionin më të vjetër e ka atë të vitit 2014, i cili fillon më vlerë 28 000 euro i përdorur.

Ndërkohë, çmimet mesatare të makinës në fjalë janë mes 35 000 – 40 000 eurove për prodhimet e vitit 2015-2017 në varësi të gjendjes teknike të makinës, ndërkohë që të reja arrijnë deri në 45-50 000 euro.

Për të patur një makinë të tillë duhet që të punosh fort në punë shumë të mira, madje duke patur edhe biznese, prandaj edhe deputetja Spiropali bën shumë përshtypje në rastin në nëse marrin në konsideratë deklarimin e pasurisë nga ajo dhe bashkëshorti.

Sipas deklarimit të bërë dhe të ardhurave të të dy bashkëshortëve, duhet që Spiropali të mos hajë, të mos vishet dhe të mos paguajë asnjë taksë për tre vite në mënyrë që të kursejë 35 000 – 40 000 euro për të blerë një makinë të tillë, shkruan Albeu.com.

Megjithatë, deputetja nuk mund të mos bjerë në sy edhe për veshjet e shtrenjta dhe plot shije, ç’ka duket se ia rëndojnë gjithashtu xhepin. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu