Që Barcelona e dëshiron Haaland në ekip, nuk është më sekret. Edhe që nënshkrimi me norvegjezin nuk do të jetë aspak i lehtë, dihet me siguri. Sulmuesi i Borussia Dortmund është i hapur për të dëgjuar ofertat, por klubi që dëshiron ta marrë atë do të duhet të bëjë një përpjekje të konsiderueshme financiare.
Pas takimit të enjten e kaluar midis babait, Alf Inge, dhe agjentit të Haaland, Mino Raiola, me Barçën, RAC 1 ka zbuluar detaje të bisedës. Konkretisht, zbulohen shifrat ekonomike që mjedisi i lojtarit kërkon për transferimin e tij. Sipas medias së lartpërmendura, si babai i Haaland, ashtu edhe Mino Raiola do t’i kishin kërkuar Barçës nga 20 milionë euro secili për nënshkrimin e lojtarit, përveç një shpërblimi prej 30 milionë neto në sezon për norvegjezin.
E gjitha kjo pa llogaritur atë që Borussia kërkon për transferimin e tij, e cila sigurisht nuk do të jetë pak. Erling Haaland e ka të qartë se nuk do të ketë mungesë të të interesuarve, ndaj përfaqësuesit e tij synon ta shfrytëzojë situatën. Takimi me Barçën ishte i kënaqshëm, por pretendimet ekonomike janë më së paku befasuese për presidentin Joan Laporta.









