Shikoni çfarë dënimi mori shqiptari që rrahu gruan

Te viktima është shkaktuar ndjenja e ankthit, frikës dhe pasigurisë I pandehuri N.N me urdhër të Gjykatës do të paguajë shumën prej 250 euro për kapjen për flokësh e shuplakat e dhëna ndaj tani më ish- bashkëshortes.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për t’i shqiptuar urdhër ndëshkimor në shumë prej 250 eurosh për sulm ndaj bashkëshortes.

Sipas prokurorisë, tri vjet më parë, saktësisht më 8 dhjetor 2014, në ora 19:00, në banesën e tij në Prishtinë, i pandehuri, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me bashkëshorten e tij, me dashje ka përdorur forcë fizike ndaj saj, raporton Kallxo.

I njëjti pretendohet të ketë kapur bashkëshorten e tij për flokësh e më pas ta ketë goditur atë me shuplaka, me ç’rast tek viktima është shkaktuar ndjenja e ankthit, frikës dhe pasigurisë. Gjykata në lidhje me këtë ka vendosur që me urdhër ndëshkimor ta dënojë të N.N me gjobë prej 250 euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu