Shikoni se si për pak thyen kokën Edi Rama (VIDEO)

Inaugurimi i bujshëm mbrëmjen e djeshme i “Sheshit Skënderbej”, ka shënuar edhe incidentin e parë. Protagonist ka qenë vetë Edi Rama, i cili duke u afruar pranë podiumit i shoqëruar nga shpura e tij është penguar në një nga pllakat e reja të vendosur shkel e shko me nxitim dhe për pak është plasur për tok. Ka qenë vetëm fiziku i tij prej ish-sportisti që e ka shpëtuar nga një incident, që mund të ishte sa qesharak po edhe aq tragjik.

Mijëra qytetarë janë larguar teje të zhgënjyer mbrëmë pas koncertit butaforik, nga ajo çfarë kanë parë në realitet. Nxitimi për ta inauguruar sa më shpejtë ka bërë, që mjaft punime të bëhen me një cilësi skandaloze, siç ishte edhe pllaka ku vetë kryeministri për pak “theu kokën”. Se çfarë skandali nga pikëpamja arkitekturore dhe cilësore në shërbim të qytetarëve është ai shesh, do të zbardhet ditë pas dite. Dhjetëra miliona euro të hedhura pa asnjë kuptim duket se kanë pasur si qëllim përveç fasadës, vetëm përfitimin e një parkingu nëntokësor nga pritet të gjenerohen fitimet e vërteta të atyre që Erion Veliaj, jua ka dhënë në shfrytëzim.

Syri.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu