Shikoni sesi ndikon deti në gjendjen tonë psikologjike

Shëtitjet dhe qëndrimi në natyrë të hapur gjithmonë është konsideruar si mjaftë të dobishme për shëndetin fizik dhe mendor. Sipas studimeve të kryera së fundi plazhi sjell një sërë përfitimesh.

Shkencëtarët kanë zbuluar se kombinimi i notave aromatike dhe tingujve të valëve shkakton kënaqësi në tru. Ndjenja e pabesueshme e paqes dhe e qetësisë, të cilën e përjetoni në plazh tani quhet “hapësira e kaltër”. Hapësira e kaltër na vendos në pothuajse një gjendje hipnoze. Shkencëtarët thonë se në ato momente truri vërtetë reagon ndaj mjedisit dhe shfaqet ndjenja e lumturisë dhe paqes.

Hapësira e kaltër ndikon në katër mënyra të ndryshme:

Zvogëlon stresin
Uji është ilaç natyror për lehtësimin e stresit. Sigurisht keni vënë re se larja në det kontribuon në relaksim. Uji e nxitë disponimin pozitiv dhe këtë fenomen natyror, herë pas here, duhet ta shfrytëzojmë.

Nxit kreativitetin
Qëndrimi në plazh ndihmon ta pastroni mendjen dhe t’u qaseni problemeve ose projekteve tuaja në një mënyrë kreative. Ashtu si meditimi, plazhi e shkakton një ndjenjë të qetësisë e cila ju mundëson që të përqendroheni në atë që ka rëndësi.

Lehtëson ndjenjat e depresionit
Qëndrimi në plazh mund të lehtësojë stresin dhe depresionin. Tingulli hipnotizues i valëve në kombinim me pamjen dhe aromat që ju rrethojnë, na çojnë në një gjendje meditative. Gjithashtu mund ta pastroni mendjen dhe të mendoni për jetën në një hapësirë të sigurt, larg nga kaosi i jetës së përditshme.
Ndryshon këndvështrimin mbi jetën

Natyra në përgjithësi, ashtu si edhe plazhi, ndikojnë në lumturinë dhe mendimet pozitive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu