Shilegov: Brenda VMRO-së ka zhvillime ende më të mëdha se sa ato te BESA

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov është pyetur nga gazetarët rreth zhvillimeve dhe përplasjeve të brendshme në partinë Lëvizja Besa.

Sipas tij, gjithçka që ndodhë është çështje brenda partiake e tyre.

”Secila parti, në zhvillimin e saj ka stade të caktuara, mënyra se si zhvillohen. Do ta lëmë në duar të tyre që vetë t’i sjellin përfundimet, të cilat do të pranohen nga LSDM-ja”, deklaroi Shilegov.

Njëherit, Shilegov tha se brenda VMRO-DPMNE së ka zhvillime ende më të mëdha se sa ato te Lëvizja Besa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu