Shilegov: Deputetët e OBRM-PDUKM janë nervoz për shkak të proceseve gjyqësore që i presin (VIDEO)

Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov, gjatë konferencës së sotme në Kuvendin e Maqedonisë ka deklaruar se, deputetët e opozitës OBRM-PDUKM e mrbojnë krimin e Nikolla Gruevskit dhe për këtë shkak duan të ndërpresin shkarkimin e Marko Zvrlevskit nga funksioni i prokurorit publik.

”Janë nervoz për shkak të proceseve gjyqësore që i presin. I këshilloj ta ndryshojnë retorikën, me të cilën mundohen të shkaktojnë incidente në Kuvend”, ka thënë Shilegov.

Deputeti ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe kandidatët e mundshëm nga LSDM, por nuk ka theksuar emra konkret, sepse, siç ka thënë, listat e mundshme analizohen dhe përgatiten.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu