Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov urdhëroi fillimin e largimit të anijeve në lumin Vardar.
“Urdhërova të filloj një procedurë për dislokimin e anijeve, procedurat janë në proces e sipër dhe si do të miratohen vendimet ashtu edhe do të publikohen”, tha Shilegov.
Sipas tij për zhvendosjen e anijeve dhe prishjen e urës për rrotën panoramike nevojiten rreth 5 milionë euro.
Ndryshe ekipet e Qytetit të Shkupit sot filluan aksion për të pastruar shtratin e lumit Vardar nga materiali i mbetur ndërtimor me qëllim që të zvogëlohet rreziku i derdhjes së lumit Vardar gjatë reshjeve të mëdha.










