Shkaktoi një lumë reagimesh! “Frikë” apo strategji? Produksioni i “BBV” merr vendimin e papritur në lidhje me “episodin e Luizit”

Puntata aq shumë e komentuar e “Big Brother Vip Albania” e datës 10 janar 2023 është fshirë nga kanali zyrtar në Youtube. Ndodhitë e asaj puntate po diskutohen akoma edhe sot, ndërsa produksioni i “BBV” e ka parë të arsyeshme ta zhduk fare.

Në atë puntatë Luiz Ejlli u dërgua gjatë transmetimit “live” në spital për të kryer ekzaminimet e nevojshme mbi sëmundjen që ai rrëfeu se kishte disa ditë më parë.

Produksioni i “Big Brother Vip” mbrëmjen e 10 janarit nxorri rezultatet e analizave të një sëmundje të rrallë për më pak se dy orë.

Kujtojmë se personazhet firmosin një kontratë që përfshin një penalitet shumë të lartë nëse “njollosin” emisionin dhe televizionin.

Për pak, Luizi desh nxorri zbuluar produksionin se në fakt i kishte fshehur diçka tepër serioze, që duhet të ishte konstatuar nga testet dhe ekzaminimet e tyre që në fillimet e spektaklit.

Mirëpo, pas disa bisedash në dhomën e rrëfimit, historia e Luizit ndryshoi rrugës, ndërsa përgjigjet e ekzaminimeve të tij dolën brenda një afati kohor prej dy orësh që publiku i gjërë vazhdon ta kundërshtojë herë pas here duke treguar jo besueshmëri. Që pas këtij momenti rrjeti ka shpërthyer.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu