Shkarkohet kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi, ja kush vjen në vend të tij

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut sot shkarkoi nga detyra kryetatin e deritanishëm Sulejman Rexhepi.

Në vend të tij për ushtrues detyre u caktua Shaqir Fetahu, kryetari i deritanishëm i Myftinisë së Gostivarit, përcjell INA.

Vetë Shaqir Fetahu lexoi vendimin pas mbledhjes së mbajtur në myftininë e Gostivari. Ai tha se vendimi hyn në fuqi dhe se ka përkrahjen unanime të myftinive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu