Shkelet premtimi i parë nga VV dhe LDK: Nga 12 ministri që ishte thënë, qeveria e re do t’i ketë 15

Pas zyrtarizimit të marrëveshjes në mes të VV-së dhe LDK-së, i nominuari për Kryeministër nga radhët e VV-së ka bërë të ditur që Qeveria e re do t’i ketë 15 ministri dhe jo aq sa ishte premtuar në fillim, 12 ministri.

Pas plotë 122 ditë që nga përfundimi i zgjedhjeve, dy partitë fituese, VV dhe LDK kanë arritur që të dakordohen rreth qeverisjes së përbashkët.

Përmes një konference për media, kryetarët e dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa e kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Kurti ka bërë e ditur që Qeveria e re do t’i ketë 15 ministri dhe jo 12 sosh siç ishte premtuar nga këto dy parti kohë më parë.

Ndarja e tyre do të behët në mënyrë proporcionale, 6 ministri do t’i takojnë VV-së dhe po aq LDK-së, ndërsa 3 të tjera to t’i takojnë minoriteteve.

Kurse kreu i Vetëvendosjes, në konferencë për medi ka thënë se qeveria e re do të jenë 15 ministri. Ai këtë e ka arsyetuar me kohën e shkurt në dizpocion, edhe pse kanë kaluar 122 ditë që nga përfundimi i zgjedhjeve.

“Jemi dakorduar që t’i kemi 15 ministri dhe 33 zëvendësministra kjo tregon se qeveria jonë ende pa ia nisur punës ka bërë një ndryshim të madh pasi është qeveria më e vogël. Ne kemi vlerësuar që synimi ynë që t’i kemi 12 ministri ka qenë i drejt, por kemi thënë se është një tendencë për të kursyer sa më shumë, por në anën tjetër është dëshmuar se krijimi i disa superministrive është kosto më e madhe se sa t’i kemi 12 ministri. Më mirë të bëjmë reduktimin më të shpejtë në 15 ministri se sa të presim më gjatë për 12 ministri”, ka thënë Kurti.

Derisa kreu i LDK-së, Isa Mustaf gjatë gjatë kësaj konference ka thënë se kanë arritur marrëveshje me VV-në me alternativën më të mirë që është në dobi të Kosovës.

“Ne kemi arritur marrëveshje, e vlerësojmë që është një marrëveshje e mirë në dobi të Kosovës, e të ndryshimeve që domosdoshmërisht duhet të ndodhin në vendin tonë. Kemi hulumtuar të gjitha alternativat e bashkërisht kemi ardhur në një zgjidhje që besojmë se është në interes të Kosovës dhe të kemi një qeveri të suksesshme të realizojë pritshmëritë”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa nesër pritet që të votohet qeveria e re, VV-LDK.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu