Shkencëtarët nuk kanë arritur të zbulojnë kur është ndërtuar kjo piramidë në Greqi, as cili ka qenë qëllimi i saj

Gjeografi grek Pausanias për herë të parë dy piramidat në Hellinikon i ka përmendur në shekullin e dytë para erës së re. Sot është vetëm njëra, dhe ajo që posaçërisht tërheq vëmendjen e hulumtuesve është që ende nuk dihet sa është e vjetër, as cili ka qenë qëllimi i saj.

Zakonisht kur flasim për piramidat mendojmë për ato në Egjipt, Meksikë apo Peru, edhe pse prania e tyre është shënuar edhe në pjesë të tjera të botës, transmeton Telegrafi.

Njëra prej tyre gjendet edhe në Evropë, më saktë në Argolidë, dhe ajo që është akoma më interesante është se nuk është fare zbulim i fundit, sepse bëhet fjalë për ekzistencën e jo të një, por dy piramidave në Hellinikon qysh në fillim të shekullit të dytë para erës sonë, shkruante gjeografi dhe udhëtari grek Pausanias.

Në Përshkrimin e tij të Greqisë, ai flet për dy ndërtesa me strukturë piramidale, njëra prej të cilave ndodhet njëzet kilometra në jugperëndim të asaj që ekziston edhe sot. Mendohet se ushtarët që vdiqën në betejën legjendare të luftuar në Argos, ka shumë të ngjarë të varroseshin atje:

Në rrugën nga Argos në Epidaur, në të djathtë, ka një ndërtesë të ngjashme me një piramidë, në të cilën janë gdhendur mburojat argjile në reliev. Këtu u zhvillua beteja për fronin midis Pretos dhe Akrisius; ndërsa dueli, përfundoi në barazim dhe pajtim, sepse asnjëri nuk fitoi dot. Për të rënët u ndërtua varri i përbashkët sepse ishin bashkëqytetarë dhe të afërm”.

Studiuesit modernë dyshojnë në këtë hipotezë, kryesisht për shkak se është një strukturë e vogël prej rreth 7 m x 9 m me mure që ngrihen në një kënd prej 60 gradë dhe lartësia e të cilave nuk i kalon 3.5 m. Gërmimet e para u ndërmorën nga arkeologu gjerman Theodor Wiegand në fillim të shekullit të 20-të dhe punën e tij e vazhduan studiuesit e Shkollës Amerikane të Arkeologjisë në Athinë dhe arritën në përfundimin se ndërtesa ishte një lloj kullë vrojtimi.

Hulumtimet më të fundit filluan në vitet 1990 nën drejtimin e arkeologut grek Ioannis

Liritzis, i cili vlerëson se ka të paktën 20 struktura të tjera të ngjashme në Greqi. Më pas ai zbuloi në brendësi të tyre qeramikë të periudhave të ndryshme, llamba, gota, tasa, pjata dhe enë në formë veze që përdoreshin për të ruajtur drithërat dhe vajin. Të gjitha gjetjet ishin aq të përziera sa nuk ishte e mundur të përcaktohej mosha e tyre.

Për më tepër, analizat që u kryen brenda dhe rreth ndërtesës duke përdorur teknikën e termolumineshencës nuk arritën të bindin shkencëtarët e tjerë për saktësinë e të dhënave. Para së gjithash, blloqet e brendshme u zgjodhën për marrjen e mostrave, shtatë prej të cilave datuan në periudhën midis 2500 dhe 2000 pes, ndërsa mosha e vlerësuar e dy enëve qeramike ishte midis 3000 dhe 660 pes. Kjo konsiderohet një gamë jashtëzakonisht e gjerë që sugjeron se është ndoshta edhe më e vjetër se Piramidat e Mëdha, por është gjithashtu e pamundur të thuhet me siguri se kur është ndërtuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu