Koronavirusi ka të ngjarë të godasë përsëri SHBA’të në vjeshtë, sipas shkencëtarit amerikan që merret me trajtimin e këtij virusi vdekjeprurës.
Dr Anthony Fauci, i cili po drejton Task Force Coronavirus në Shtëpinë e Bardhë, tha që ai pret që COVID-19 të rishfaqet në një valë të dytë në periudhën tetor-nëntor.
Nuk do të ishte hera e parë që një virus u rishfaq në vjeshtë. Përhapja e H1N1 në vitin 2009 ndodhi dy herë në SHBA, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Por Fauci tha nëse koronavirusi rishfaqet, nuk do ishte një përsëritje e krizës madhore në të cilën ndodhet vendi.
Së pari, aftësia e SH.B.A.-së për “testimin, identifikimin, izolimin dhe gjurmën e kontaktit do të përmirësohet dukshëm”, tha Fauci.
Përveç kësaj, disa prova klinike për trajtime të mundshme COVID-19 janë duke u zhvilluar, tha ai, duke shtuar se shpreson që të paktën një të jetë në dispozicion deri në vjeshtë. Ka edhe kandidatë të shumtë për vaksina, njëri prej të cilëve është “në rrugën e duhur”.
“Nëse fillojmë të shohim një sinjal të efikasitetit, ne mund të jemi në gjendje të përdorim madje edhe një vaksinë në sezonin tjetër. Kështu që gjërat do të jenë shumë, shumë më ndryshe’’, tha ai.
Por tani për tani, Fauci parashikoi se mund të ketë rreth 200 mijë të vdekur. E që sipas tij ky parashikim, nuk duhet të neglizhohet por duhet të merret parasysh.










