Këto ditë të para të parlamentit ndoshta nuk kanë qenë shumë produktive në debat apo në vendime, por pa dyshim ajo që binte në sy ishin veshjet e deputetëve të rinj dhe të vjetër, zonjat dhe zotërinjtë.
Dhe kjo nuk kishte si t’i shpëtonte publikut apo edhe gazetarëve, kështu gazetarja e emisionit “Stop” ka realizuar një klip ironik dhe thumbues për deputetët, ku i ngacmon për veshjet e shtrenjta.
“Intervista” nis me Albana Vokshin që komplimentohet për fustani dhe deri tek Sadri Abazi që i sugjeron gazetares të gjejë një çun më të ri.
Fjalët shpotitëse të deputetëve ndoshta nuk i bëjnë më askujt përshtypje, por ndoshta këta të fundit do bënin mirë që as kohë sa i kushtojnë gardërobës t’i kushtoni edhe problemeve të secilit vend që përfaqësojnë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.










