Shkodrania i përgjërohet Ramës: Kam 15 vite që dergjem, më ndihmo të zbardhet vrasja e djalit tim të vetëm

Një familjare e viktimave të 9 janarit në Shkodër, i ka ngritur shqetësimin e saj kryeministrit Rama, duke u shprehur se çështja po zvarritet në gjykata pa gjetur zgjidhje. Ndonëse kanë kaluar 15 vite nga vdekja e djalit të saj, gruaja thotë se ende nuk është zbardhur e vërteta. Madje ajo thotë se në qeverinë e asaj kohe i kanë thënë, se kjo ngjarje “do mbetet sekret shtetëror”.

Në një dëgjese që kryeministri Rama ka zhvilluar me qytetarët e Shkodrës, gruaja i ka kërkuar ndihmë për zbardhjen e kësaj ngjarje.

“Më thanë mos e kërko më zbardhjen e ngjarjes së 9 janarit, ajo do mbetet sekret shtetëror. Unë veç atë djalë kisha. Kam vetëm 5 vajza. E vuaj. Kam 15 vite që dergjëm, ju bëj lutje të më ndihmoni të më jepni djalin. Trupat e 9 personave dergjen brigjeve të Sazanit. U nisën tre gomone dretj Italisë me drogën e shtetit, dhe ata i fshehën për të mos u marrë vesh. Lus Zotin natë e ditë të më ndihmosh”, tha gruaja shkodrane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu