Shkon në 1081 numri total në Maqedoni, rekord i rasteve për 24 orë

Në Maqedoninë e Veriut po vazhdon rritja e rasteve të të infektuarëve me koronavirus. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 107 raste të reja.

Ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda 24 orëve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. Vatra e rasteve të shpeshtuara është Kumanova, ku sot janë regjistruar 44 të infektuar, mes tyre kryetari i komunës, Maksim Dimitrievski, 10 anëtarë të shtabit komunal të krizës, si dhe 10 punonjës shëndetësor.

Në Shkup janë regjistruar 28 raste të reja, Prilepi me 21 raste, Tetova me 5 raste, Gostivari 2 raste, Dibra 2 raste, Manastiri 6 raste, etj.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë vetëm një pacient nga Struga, pas vështirësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Numri total i të infektuarëve nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1081 raste dhe se sipas qyteteve, Shkupi i prinë listës me 367 raste, më pas vijon Kumanova me 306 raste, Prilepi 100, Dibra 51, Struga 50, Tetova 48, etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu