Deri sa toka shqiptare po vazhdon të dridhet, gjithashtu rritet edhe numri i viktimave nga tërmeti i mëngjesit të sotëm me intensitet prej 6.4 ballëve. Bilanci deri në orën 17:30 është tragjik, ku shifrat zyrtare flasin për 18 viktima, ndërsa shumë persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Sizmologët thonë se tërmeti i mëngjesit të sotëm ishte tërmeti më i fortë që ka goditur Shqipërinë që nga viti 1926.
Nga tërmeti janë dëmtuar shumë godina, pallate dhe shtëpi, ndërsa nuk kanë shpëtuar edhe objekte historike e kulturore, si kalaja e Krujës, e Durrësit, por edhe ajo e Prezës.