“Shkriu bora doli dielli”, aktori shqipar bën komentin epik për Donaldin dhe Borën

Albano Bogdo ka qenë i ftuari i radhës i emisionit të Olsi Bylylykut. Përveç tjerash, moderatori e ngacmoi paksa edhe për programin Big Brother, e i pyetur për spektaklin, Albano tha se të gjithë konkurrentët e acarojnë dhe këtu u ndal edhe tek lidhja e Donaldit dhe Beatrixë.

“Të gjithë më acarojnë, Ilir Shaqiri, Donaldi, Beatrixi, Monika Lubonja…të gjithë, mos harrova ndonjë se i ngelet hatri, 40 veta me një shtëpi aty, iu ngjitën Donaldit po ky si vete me Beatrixën, po lëre njeriun të fusi tollumbin në shërbet, ca keni ju? e pret Bora jashtë, po shkriu bora pra, doli dielli, ça do bëjmë tani”, tha aktori.

Pastaj, Olsi iu përgjigj duke i treguar se janë duke xhiruar. “E di i them me koshiencë unë këto, mbaj përgjegjësi”, ia ktheu Albano.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu