Shkrumb e hi deri në themele: Publikohen pamjet brenda ndërtesës në Londër e cila u përfshi nga zjarri (VIDEO)

Pasojat e tmerrshme të zjarrit që kaploi kullën Grenfell në Londër, janë shfaqur në një video të cilën e ka publikuar policia britanike.

Pamjet tregojnë se çfarë ka mbetur brenda ndërtesës së shkatërruar nga zjarri.

Videoja e cila duket se është filmuar nga një zonë luftë, tregon nga brenda se si duket njëri nga apartamentit që pothuajse është shkatërruar tërësisht, ku e gjitha çfarë ka mbijetuar ishin copë të një dysheku dhe diçka nga teknika e bardhë.

Në këtë incident të tmerrshëm kanë humbur jetën 79 persona, por edhe shumë tjerë që kanë ngecur brenda dhe ende nuk janë gjetur dyshohet se kanë vdekur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu