Shkup, gjinekologu për nëntë muaj mashtroi pacienten se është shtatzënë

Gjinekologu nga Shkupi nëntë muaj ka manipuluar një paciente se gjoja është shtatzënë, edhe pse në barkun e saj nuk ka pasur foshnje.

Gjatë gjithë kohës së shtatzënisë së rreme mjeku ka kryer të gjitha kontrollet e nevojshme gjinekologjike, ka matur qafën e mitrës dhe e ka bindur pacienten se ajo është shtatzënë dhe se në barkun e saj ka një foshnje të gjinisë mashkullore.

Organet kompetente po hetojnë rastin, ndërsa ndaj gjinekologut mashtrues pritet të procesohen edhe kallëzime penale për falsifikim dhe vepra të tjera kundër shëndetit të njerëzve, shkruan Zhurnal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu