Shkup, mbahet program me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed

Në Shkup u organizua program me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed, raporton AA.

Besimtarët muslimanë të vendit vërshuan xhamitë për namazin e jacisë, ndërkohë që në Xhaminë Murat Pasha në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u mbajt program me rastin e Mevludit.

Në programin e organizuar nga Konsulenca për Shërbime Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë mori pjesë Këshilltari për Çështje Fetare pranë ambasadës Murat Alkan, hoxhallarë nga rajoni dhe pjesëtarë të xhematit të Shkupit.

Gjatë programit u bënë lutje dhe u lexuan pjesë të librit të shenjtë Kuranit, ilahi dhe mevlud nga Metin Çakar dhe Naci Bülbül nga Turqia dhe imamë dhe hafëzllarë të vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu